BETDASHURIA BETHSFIELD–ELISTON

Shumë, shumë kohë më parë, atëherë kur fotografitë bëheshin duke përdorur kamera të mëdha me grila dhe u zhvilloheshin në banjo me kripëra argjendi, jetonte një vajzë e vogël e quajtur Lilibeth. Ajo kishte flokë të kuq dhe i pëlqente t’i kryqëzonte këmbët. Ajo ishtë çapkëne e vertetë.

Një ditë ajo u sëmur rrëndë dhe u detyra që të kalojë një kohë të gjatë e e mbyllur në një spital të madh e të pistë që kishte shumë nevojë për rinovim. Gjithçka në spital po bëhej copë-copë. Ngjyra p binte nga muret.

Ashensorët dridheshin gjatë lëvizjes dhe bënin shumë zhurmë. Vajza e vogël, e dobët në trup e me size, nuk e kishte askënd për të qeshur apo për të ngazëllyer, por duke mos pasur frikë nga asgjë, ajo shpesh dilte fshehurazi nga dhoma e saj e spitalit gjatë natës. I pëlqente të ecte nëpër korridoret e errëta duke ëndërruar se si do t’I riparonte të gjitha gjërat, vetëm po të kishte disa mjete - do t'i shtrëngonte të gjitha vidhat, do të ngjiste pllakat që binin nga muret dhe do të rifreskonte ngjyrat në mure.

Pasi kishin kaluar disa vite dhe Lilibeth ishte rritur në një vajzë të re të bukur, mjekët ia dolën që ta shërojnë. Asaj iu lejua që të kthehet në shtëpi dhe të fillonte përsëri të shkonte në shkollë.

Ajo u shndërrua në një vajzë të zgjuar dhe të sjellshme.

Ajo donte të kompensonte gjithë kohën që e kishte humbur - ajo ishte një studente e zellshme, ndërsa pas shkollës ajo i qepi vetes një çantë nga një palë pantallona të vjetra kadifeje. Ishte një çantë shumë e mirë, me disa

ndarje dhe një vend i veçantë për kuletën e Lilibeth.

Lilibeth, ose më mirë Beth, siç duhet ta quajmë tani (pasi ajo ishte rritur tashmë në një vajzë mjaft të madhe), ishte gjithashtu e interesuar edhe për fotografinë. Ajo u regjistrua në një shkollë ku të mësuan se si fiksohet fotoaparati, si të përdoren në mënyrë adekuate të gjithë sustat dhe numrat në mënyrë që fotografia të del e fokusuar, me nivelin e saktë të dritës, si dhe si të zhvillohen fotografitë në llojë të ndryshme të banjove në vendin që quhet « dhomë e errët ».

Gjatë leksioneve ku ajo po mësonte për të gjitha këto gjëra misterioze ajo takoi një djalë të quajtur Chris. Chris e kishte fytyrën gjithëmonë të buzëqeshur , dhe mbantë një çantë shpinde, në të cilën gjithëmonë ishte një hartë. Chris ëndërronte të udhëtonte nëpër botë.

Që nga ajo ditë, Beth dhe Chris shkuan kudo së bashku. Beth qepi për Chrisin një rrip për kamerën e tij. Ata filluan të eksplorojnë fabrika të vjetra të braktisura, duke grumbulluar skorje, dhe ngjiteshin në oxhaqet e larta të këtyre fabrikave. Në një moment të caktuar, dhe askush nuk është plotësisht I sigurtë se kur ishte ky moment, ata ranë në dashuri me njëri-tjetrin dhe vendosën të martoheshin. Ata nuk kishin mundësi që të paguajnë shpenzimet për darsëm. Beth i qepi vetes një fustan nusërie ndërsa miqtë ndihmuan për organizimin e darsmës.

Beth nuk shkoi askund pa çantën e saj, ku mbante thesare të ndryshme të cilat shpesh I hynin në përdorim. Për shembull, kur ata ishin rrugës për në dasmën e tyre, një nga treguesit e makinës ra, dhe Beth menjëherë nxori pesë vida dhe një kaçavidë nga një ndarje në të çantën dhe e lidhi treguesin përsëri në makinë.

Çanta e Beth mbahej e pastër dhe e rregullt. Nuk kishte asnjëherë mbeturina në të, por kishte shtatë copa çamçakëz, që mund të përdorej për të ngjitur pllakat përsëri në një mur, ose mund t’iu ofroheshin miqve. Aty kishte gjithashtu katër vegla shkrimi - një stilolaps, një biro, një laps i mprehtë, dhe lapsi me të cilin kishin nënshkruar certifikatën e martesës. Kishte gjithashtu një tel – shtatë metra të gjatë, për rast urgjence.

Ata ishin shumë të lumtur dhe shpesh I ndërronin shtëpitë.

Sa herë që diçka interesante po ndodhte diku në botë, Chris e shikonte në hartën e tij dhe më pas ata do të niseshin së bashku menjëherë për të hetuar. Ata do të bënin foto ose do të xhironin video dhe më pas do të dërgonin të gjithë materialin që kishin mbledhur gazetave dhe televizioneve. Chris madje mësoi të fluturonte në mënyrë që ata të mund të arrinin edhe më shpejtë, në vendet ku po ndodhnin gjërat interesante. Në udhëtimet e tyre ata takuan shumë

njerëz interesantë të cilët i ftonin gjithmonë të vinin dhe t'i vizitonin në shtëpi. Atyre u pëlqente të flinin në tendë dhe të këndojnë këngë me një kitarë rreth një zjarri kampi.

Beth ishte gjithmonë gati për të papriturat. Në ndarjen e dytë të çantës ajo mbante një pishtar, një bateri me nëntë volt, një çantë qepëse (në rast se çanta e shpinës së Chris grisej), një metër, tri kapëse letre, katër copë pambuku dhe një brisk, sepse ishin gjithëmonë të nevojshme kur ata ishin në kamping.

Fatkeqësisht, Beth dhe Chris nuk kishin fëmijë, kështu që ata jetonin nga dita në ditë.

Në çantën që ishte plot me shumë gjëra të ndryshme, Beth kishte gjithashtu një xhep të vogël për kuletën e saj, ku ajo vendoste monedha dhe kartëmonedhat.

Një ditë, kur ata ishin shumë larg shtëpisë, Beth u sëmur shumë rëndë dhe nga kjo ditë ajo u detyra që të qëdnroj në shtrat gjatë gjithë kohës.

Në fakt, e gjithë bota u sëmur me Beth dhe njerëzit nuk ishin më në gjendje që të vizitojnë njëri-tjetrin, ose të këndojnë së bashku me një kitarë rreth një zjarri kampi. Në vend të kësaj, ata dërgonin letra dhe kartolina tek Beth duke i treguar historitë e jetës së tyre dhe aventurave që kishin pasur. Chris e lexonte për Beth të gjithë korrespondencën, teksa ajo ishte e shtrire, dhe Chris I tregonte në hartë n e tij se nga cila pjesë e botës kishte ardhur letra ose kartolina.

Gjëja më e rëndësishme ishte se asnjëri prej tyre nuk e humbi kurrë sensin e humorit, qoftë edhe për një moment. Edhe pse e ngujuar në shtrat, Beth bënte gjithmonë gjëra të çuditshme. Ajo i ndreqi të gjitha kabllot e zgjatura dhe qepte ne makinën e saj qepëse.

Kur fuqia e dështoi atë, ajo vendosi që të përdorë të gjitha monedhat e mbledhura në çantën e saj për të blerë një truall.

Ajo e bleu tokën në internet por kurrë nu kia arriti ta vizitonte këtë vend sepse ishte gjithnjë e më e dobët. Për të mos menduar për sëmundjen e saj, ajo dhe Chris madje filluan të hartonin plane se si do ta përdornin tokën dhe çfarë do të ndërtonin aty. Ata madje menduan për një emër të mirë për tokën - BETHSFIELD.

Mjerisht, Beth nuk arriti ta shihte kurrë tokën e saj.

Por Chris mori hartën e tij dhe u nis menjëherë, ashtu siç ishte mësuar të bënte këtë gjë me Beth, por ai tani ishte vetëm. Ai shkoi në BETHSFIELD. Ai varrosi çantën e dashur të gruas së tij nën një gur të madh të rrethuar nga tre shelgje që vajtojnë. Ai kujtoi saktësisht numrat e objekteve të ndryshme të cilat Beth I mbante në çantë. Ai i kujtoi në një mënyrë të veçantë, në sekuencë që jep disa koordinata në hartë në gradë, minuta dhe sekonda: 51*07'47”N I 19*33'41”E.

Miqtë e Beth dhe Chris mbollën lule dhe pemë rreth gurit nën të cilin ishte e varrosur çanta e Beth. Rreth gurit u rrit një korije e bukur përrallash me pemë. Frutat nga pemët janë përdorur për të gatuar puding, reçel, verëra dhe likere të shijshëm. U zgjodh një vend i veçantë në korije për zjarret e kampeve, që njerëzit të mund të këndonin me kitarë, ashtu siç bënte Beth.

Edhe sot e kësaj dite, miqtë ende shkojnë për të vizituar vendin, dhe ndërsa ulen rreth zjarrit të kampit ata shpesh e shohin avionin e Chris duke i tundur krahët e tij ndërsa fluturon mbi kokat e tyre, si një shenjë se ai nuk kurrë ka e harruar

Lilibeth.

Vitet po kalojnë dhe bota po ndryshon ende. Pemët po bëhen gjithnjë e më të mëdha, dhe lëkundjet e dëgëve po bëhen gjithnjë e më të fuqishme. Çdo fëmijë që mrekullisht rastisë në korije pranë gurit mendon çfarë do të dontë të vendoste në çantën e Beth, të varrosur në tokën ku ata po shkelin. Ndonjë gjë që do të ishte e dobishme për ta në një situatë të vështirë e të papritur.

Po ju? Çfarë do të vendosnit ju në atë çantë ???





Autorët : Elżbieta dhe Krzysztof Kusz

Përkthimi: Gjeraqina Tuhina